Nuk dimë se ç’mendonit, por Ermiona i vë “kapakun” aludimeve për raportin e saj me Kiarën

Nëse mendoni se marrëdhënia mes Kiara Titos dhe Ermiona Lekbellos nuk është e mirë, mendojeni edhe një herë.
Dyshja janë mike të mira madje edhe pse në distancë, realizojnë “video-call” për t’u çmallur.
E një moment të tillë e ka ndarë me të gjithë Ermiona.

”Që mos të mendoni, e dua atë”– shkruan Ermiona krah fotos ku duket Kiara e buzëqeshur.
Kujtojmë se pak kohë më parë, për çiftin Kiara-Luiz Ermiona kishte goxha rezerva.
Për Kiarën ajo tha asokohe se u viktimizua dhe se iu neverit situata që ajo krijoi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.