Krejt papritur, Adriana Matoshi njofton largimin nga seriali “Sha je be tu folën”

Ajo nuk ka dyshim se është njëra nga aktoret më të dashura e më të pëlqyera nga publiku.
Bëhet fjalë për artisten nga Gjilani, Adriana Matoshi, e cila së fundmi ka qenë e angazhuar në disa projekte.

Megjithatë, deputetja e Kuvendit të Kosovës ka bërë edhe një njoftim në rrjete sociale duke treguar se nuk është më pjesë e serialit “Sha je be tu folën”.
“Përshëndetje të gjithëve, ju njoftoj se më nuk do të jem pjesë e serialit “Sha je be tu folën”, u shpreh ajo.

Aktorja ka falënderuar ekipin, por nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër se përse është larguar.
“I falënderoj të gjithë aktorët dhe ekipin e serialit. Shihemi së shpejti në projektet e radhës”, vazhdoi tutje Matoshi.

Pjesë e këtij seriali janë disa nga aktorët e “O sa mirë”, por natyrisht në karaktere të reja.
Ky projekt është një prodhim ekzekutiv i producentëve dhe aktorëve Ernest Zymberi dhe Ridvan Murati. /Telegrafi/