Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar Qeverinë Kurti për ikjen e të rinjve nga Kosova përfshirë edhe profesionistëve.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se LVV-ja kishte premtuar kthimin e trurit në Kosovës dhe shihni se çfarë po ndodhë.
“11 ministri janë me ushtrues detyre të pozitës së sekretarit të përhershëm – pozitës me të lartë ekzekutive në ministri, Fondi Pensional pa bord, Banka Qendrore pa guvernator Komisioni i Ndihmës Shtetërore jo funksional, Njësia e Intelegjencës, Financiare pa drejtor, Administrata Tatimore pa drejtor. A ju shqetëson fakti se askush s’po don me punu me ju dhe për ju? Çka ndodhi me mbështetjen e madhe që kishit dikur?! Jeni kampionë të zhgënjimit”, ka shkruar Bajrami.
Ndër të tjera Bajrami ka thënë se 40 milionë euro janë shpenzuar për investime kapitale në tremujorin e parë të këtij viti e qeveria me propagandë mundohet t’i bindë qytetarët për progresin e pashembullt ekonomik në vend.
“Sot, të gjithë jemi të vetëdijshëm se gjendja ekonomike dhe gjendja në institucione është në pikën me të ultë që nga paslufta. Po na qeverisin praktikantët me rregullat dhe urdhërat e ”komiteteve”, andaj edhe s’ka si të jetë ndryshe”, përfundon statusi i saj.