Fjolla Morina ishte pjesë e një lajmi interesant këto ditë, ku kishte bërë thirrje të gratë për të dalë dhe protestuar, por në fund ajo nuk doli vetë në protestën që e thirri
“Unë e kam thirr vetë protestën, është e vërtetë që e kam bërë, po nuk kam dal pasi që kam qenë shumë e shqetësuar në ato mënyrat që me kanë ndodh, ato janë gjërat personale të mijat. Na gruan duhet me e përkrah, na femrat duhet me e përkrah njëra tjetrën çikat e reja, gratë e vjetra duhet me e përkrah gjithmonë, kështu është në tërë vendet e botës”, ka thënë ajo për këtë protestë në intervistën për T7.
“Kam pas shumë mesazhe, faleminderit shumë – pasuria e jeme më e madhe është kur me vinë ato mesazhe prej grave pse s’dole, pse kështu – nuk dola se thjesht nuk dashta edhe a po e dinë me dalen, por kur vjen puna të fëmija thashë institucionet, po mendoj nuk është se jam drejtu diku por mendoj që duhet me pritë me kqyr çka po ndodh”.
“Fëmijët e përjetojnë shumë keq, duhesh me qenë e fortë për me qenë edhe nënë, edhe baba, edhe motër, edhe vlla, edhe krejt për me e mbrojtë fëmijën. Unë jam tanat, ndash grua, ndash burrë, ndash këngëtare, ndash jo këngëtare, ndash amvise, ndash e diskotekave, ndash krejtve. Të gjitha lamitë i kam. M’i ka jep Zoti tybe se insoni jo”.