Lopa iu hyri në pronë, babë e djalë dalin i bëjnë “llom” kushërinjtë

Mosmarrëveshjet për konflikte banale jo rrallëherë i kanë futur në sherr qytetarët. Të tilla incidente shumë herë janë përcjellë edhe me kanosje serioze e sulme brutale dhe për pasojë kanë përfunduar si raste në Polici. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë, në fshatin Vatë të Kaçanikut, ku janë përfshirë dy familje, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pesë persona janë përfshirë në përleshje, dy prej të cilëve kanë përfunduar në ndalim policor.
Por cili është motivi i rastit dhe cilat janë detajet e tjera?

Sinjali mëson se anëtarët e dy familjeve janë kapur për shkak të një lope. Kafsha shtëpiake e familjes së të dyshuarit M.Lamës, është futur në pronën e palës tjetër dhe aty ka plasur sherri mes tyre.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, M.Lama bashkë me të birin po dyshohen se janë përleshur me dy viktimat, të cilët kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e goditjeve me dru dhe me grushte.