Dëshmitari i pestë i Prokurorisë së Specializuar në rastin Thaçi dhe të tjerët është prezantuar si ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Teksa u mor në pyetje nga mbrojtja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, të akuzuar për krime lufte, ai tha se UÇK-ja nuk ia dhanë uniformën por e bleu vetë.
Po ashtu, ai tha se armën e mori nga një bashkëfshatar, të cilin e përshkruajti si “të lodhur”.
Përgjatë intervistimit të Prokurorisë Speciale, ai u deklarua se pjesëtarë të UÇK-së morën të afërmin e tij.
Dëshmitari pesë u shpreh se këtë veprim e bëri për të kuptuar se siç i shpreh ai, pse i morën ata.
“Me këqyr çka u bo, pse i morën”, u shpreh ai.