Një grua 22-vjeçare, e cila u birësua nga një familje duke menduar se ishte gjashtë vjeçe, ka mohuar të jetë një ‘sociopate e rritur’.
Natalia Grace u mirëprit në familjen e saj të re nga prindërit Kristine dhe Michael Barnett, por nuk kaloi shumë dhe çifti filloi të vërente se ‘fëmija’ e tyre e re shfaqte disa sjellje të çuditshme.
Të bindur se kishin birësuar një vajzë gjashtëvjeçare ukrainase, Kristine dhe Michael mbetën të habitur kur kuptuan se vajza e tyre, e cila ka një formë xhuxhi të quajtur spondiloepifize, kishte perioda, dhëmbë të rriturish dhe qime pubike.
Familja tha se ata kryen teste mjekësore dhe mësuan se ajo nuk ishte fare fëmijë – por një grua 22-vjeçare.
Kristine më vonë pohoi se e kishte parë Natalia-n’të vizatonte fotografi duke thënë se donte të vriste anëtarët e familjes dhe pretendoi se e shihte të hidhte substanca kimike në kafenë e saj.
Prindërit nisën një çështje penale kundër Natalias në të cilën e akuzuan për mashtrim dhe thanë se ajo ishte një “sociopate e rritur që maskohej si fëmijë”.
Natalia i është kundërpërgjigjur pretendimeve, megjithatë, duke argumentuar se akuzat kundër saj nuk janë aspak të vërteta.
Ajo gjithashtu mohoi pretendimin e Kristine dhe Michael se ata e bënë atë të bënte skanime kockash që vërtetuan se ajo kishte lindur në vitin 1989, duke shtuar: “Në fakt mendova se kisha gjetur familjen e duhur pasi u largova nga shumë familje.”