Kryetari i Skenderajt një një intervistë për Lajmi.net, ka thënë se një qytetari të Skenderajit, të cilit ju shkatërrua shtëpia nga vërshimet, u mendua t’ju ndërtohet shtëpia e re nga Halil Kastrati bashkë me Selim Pacollin.
“Qytetarit të cilit ju shkatërrua shtëpia nga vërshimet në Skenderaj, do ju ndërtohet shtëpia e re nga Halil Kastrati dhe Selim Pacolli dhe pronarit zotri Gjoka nuk e ka pas diskutabile pronën dhe nuk e di pse ka dalë tash kjo, dhe do ti kërkoj Halil Kastratit që ta anulojë ndërtimin e shtëpisë, nëse Xhoka vazhdon në formë të tillë se kjo nuk I shkon për nderë as atij dhe as familjes së tij”, ka thënë Nura.