Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, të enjten ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nga i cili ka kërkuar të shmangen tensionimet e situatës në veri të Kosovës
Chollet po ashtu, ka thënë se zbatimi i Asociacionit, do të hapë dyert për njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Bisedë e mirë me kryeministrin Albin Kurti, pas takimit të negociatorëve. Theksoi se të gjitha palët duhet të shmangin veprimet provokuese në veri. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe zbatimi i ASM-së do të hapë dyert për Kosovën, duke përfshirë njohjen eventuale reciproke”, ka thënë ai.
Chollet zhvilloi bisedë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nga i cili ka theksuar nevojën për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës