Deputeti i VV-së Dimal Basha edhe njëherë e ka shprehur bindjen e tij të thellë që kryeministri Albin Kurti nuk e ndjen presionin.
Ai ka thënë se Kurti është i pathyeshëm sa i përket Asociacionit njëetnik, që kërkohet me insistim nga Serbia.
Ai e ka përmendur edhe kohën e Kurtit në burgjet serbe si dëshmi që ai nuk thyhet.
“Albin Kurtin nuk ka kush në botë që e shti në presion. E kanë pasë në Gullag të Millosheviqit, a e kanë shti në presion?”, ka pyetur ai në DPT te Fidan Jupolli në T7.
“Ti ia din hjekat në Gullat të Millsoheviqit, e tash në tavolinë, i pakorruptum, po mendon që shantazhohet a?”, ka vazhduar Basha.