Profesori universitar Blerim Latifi ka polemizuar me deputetin e VV-së, Adnan Rrustemi, lidhur me deklaratat e eksponentëve të VV-së për kapje të sistemit gjyqësor.
Sipas Latifit, VV tani ka në dorë të gjithë pushtetin dhe nuk bën që të ketë këso deklarata pasi ata mund të ndryshojnë dicka nëse ekziston vullneti.
“Qysh po na shitni përralla që sistemi gjyqësor është i kapur. Ju e keni krejt pushtetin. Është tregim i vjetër. Janë shabllone”, tha Latifi në emisionin Pressing në T7.
Ndërsa Rrustemi i reagoi duke i thënë se nuk është deklaratë shabllon por e vërtetë dhe po mundohet që të ketë reforma.
“Jo nuk është shabllone. Tash ta argumentoj. Nuk është shabllon por është e vërtetë. Ndërhyrja është e domosdoshme”, përfundoi ai. /Gazeta Express/