Ditën e djeshme, Kiara Tito ka rënë pre e “telefonatës kurth” në Top Albania Radio, në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin, Anxhelën dhe Adi Pojanën, teksa prezantuesit e programit i kanë propozuar një bashkëpunim me një revistë që do të kishte në qendër imazhin e vajzave të fuqishme.
Fillimisht Kiara është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar, megjithatë në momentin kur i është thënë që duhet të bëjë një set fotografik me Efin dhe Oltën, ajo ka hezituar menjëherë, duke u shprehur: “Nuk gjeni dot personazhe të tjerë”.
Arsyeja e refuzimit nga moderatorja e njohur ishte ajo që ndodhi në Post-Big Brother-in e fundit, ku debati me Oltën kaloi në nivel personal.
Megjithatë, pasi ju propozua se pagesa për këtë set do të ishte 20 mijë euro, Kiara tha se do ta mendonte dhe do të fliste me menaxherin, por sërish u shfaq hezituese.
Po ashtu asaj ju propozua që në vend të Oltës dhe Efit të ishte Zhaklin Lekatari, për 50 mijë euro, gjë të cilën Kiara e refuzoi pa u menduar dy herë.