Avni Ajeti ka thënë se nuk e ka takuar Xhavit Halitin gjatë kohës së luftës. Ai në emisionin Pressing në T7 ka komentuar deklaratën e Halitit kishte përmendur disa njerëz me iniciale që kanë qenë të porositur ta vrisnin.
Ai kishte përmendur edhe inicialet A.A, duke thënë se ishte shok i Ilir Konushevcit, që kishte planifikuar ta vriste Halitin.
Ajeti ka thënë se nuk e ka idenë kush mund të jetë ai person, ndërsa ka thënë se me ato iniciale, shok i Konushevcit, është vetëm ai.
Ai ka kërkuar nga Haliti që të flasë nëse ka informata për të. /Gazeta Express/