Edita Tahiri: Albin Kurti duhet ta kushtëzojë Asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i thotë Serbisë që ta largojë Kosovën nga kushtetuta e saj.

“Meqenëse Serbia nuk dëshiron të dëgjoj për Kushtetutën e Kosovës siç po thotë Kurti”.

“Atëherë Kurti duhet ta kushtëzojë asociacionin me ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë duke hequr Kosovën si pjesë të saj”, ka shkruar Tahiri në rrjetin social Facebook.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin e mbajtur më 2 maj në Bruksel nuk janë dakorduar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *