Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është arrestuar një person, i cili para disa kohësh kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe ishte larguar nga vendi.
Policia njofton se arrestimi i tij u bë më 12 maj, transmeton Telegrafi.
“Më 12.05.2023 në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas kryerjes së veprës kishte dalë jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.
Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/