Përlotet Blerina Bombaj: Nëna ime më dhuroi kockën e saj për të më ngritur në këmbë

Dietologia e njohur shqiptare, Blerina Bombaj ka rrëfyer e ftuar në “S’e luan Topi”, se i është dashur të kalojë një operacion aspak të lehtë në moshën 9-vjeçare.

Përlotet Blerina Bombaj: Nëna ime më dhuroi kockën e saj
Blerina rrëfeu se kocka e saj e këmbës kishte rrezik të thyhej dhe mjeku i kishte dhënë tre opsione, të operohej, të mbushte kockën me kockë nga trupi i dikujt që kishte ndërruar jetë apo me dikë që kishte ngjashmëri kockore. Nëna e saj nuk e kishte menduar aspak, por i kishte dhuruar kockë nga legeni i saj.

Përlotet Blerina Bombaj: Nëna ime më dhuroi kockën e saj
“Kur isha 9 vjeç ndjeva një enjtjeje në këmbë. Brenda në kockë kisha një kist, që më kishte rrezikuar të më thyhej kocka. Dhe mjeku më dha 3 opsione, njëra të vendosja hekur, njëra ta mbushja me kockë nga trupi i dikujt që kishte vdekur, dhe nga një person që kishim ngjashmëri kockore. Dhe mamaja ime nuk la asnjë opsion tjetër. U operuam në të njëjtën kohë, asaj i morën kockë nga legeni dhe ma dhuroi mua”, tregoi Blerina me lot në sy.