Luiz Ejlli javën e kaluar u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
I njëjti shpesh në shtëpi ka përmendur edhe ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën.
E së fundmi për raportin e tyre është pyetur edhe Armina Mevlani, e cila është e martuar me djalin e Berishës, Shkëlzenin.
“A do ta takoi Sali Berisha Luizin?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës në opsionin pyetje-përgjigje në Instagram.
Modelja shqiptare nuk ka ngurruar të përgjigjet, teksa ka qeshur duke thënë: “Hahahaha, nuk jam sekretaria e asnjërit prej të dyve për momentin, nuk e e di”.