Sonte (13 maj) është finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2023, ku shtetet bashkë me përfaqësuesit e tyre shfaqin talentin, pasionin dhe krijimtarinë e tyre në një skenë globale.
Pritja është e dukshme dhe konkurrenca thuhet të jetë shumë e ashpër.
Ndërsa entuziazmi arrin nivelin e etheve, më poshtë ua sjellim një vështrim më të afërt në shanset aktuale se kush mund të pushtojë skenën e Eurovisionit.
Një nga shtetet pretendente për të fituar Eurovisionin e këtij viti është Suedia që përfaqësuese ka këngëtaren Loreen me “Tatto”.
Pas Suedisë, një tjetër shtet që këtë vit ka marrë vëmendje të madhe është edhe Finlanda.
Ky vend prezantohet nga Kaarija me projektin muzikor “Cha Cha Cha”.
Një tjetër performancë e veçantë u cilësua edhe e Izraelit me Noa Kirel, kënga e së cilës titullohet “Unicorn”.
Ukraina po ashtu është shteti i radhës që u prezantua nga Tvorchi me “Heart Of Steel” dhe që është pëlqyer në masë të madhe nga publiku.
Shqipëria ndërkaq renditet në vendet e fundit së bashku me Portugalinë, Estoninë, Slloveninë, Lituaninë dhe Serbinë.
Finalja e madhe e Eurovision 2023 mbahet në “M&S Bank Arena” të Liverpoolit, me fillim nga ora 21:00. /Telegrafi/