Ziar Kameraj nga Deçani (10 vjeç) ndryshe nga bashkëmoshatarët e tij, kënaqet duke i kryer punët e shtëpisë. Ai thotë se kënaqet duke i ushqyer pulat derisa tregon se refuzon ftesat e shokëve për të luajtur shkaku që dëshiron t’i bëjë punët e shtëpisë.
Ai thotë se s’priton që t’i ndihmojë nënës së tij që të lajë enët dhe të bëjë edhe bukën.
Djaloshi i ri ka treguar se nuk e përdor shumë telefonin dhe se pavarësisht punëve të shtëpisë nuk i anashkalon mësimet./Express/