Edhe pse ndihmojnë që të ndjeheni më energjik, pijet energjike kanë dobësitë për të cilat duhet njoftuar. Konsumimi i tyre padyshim që ka efekte anësore të pakëndshme nga të cilat shumë njerëz ankohen.
Ekziston një rrezik i madh që lidhet me konsumimin e pijeve energjike, përdorimi i rregullt i tyre mund të rrisë rrezikun për probleme e drogës.
Sipas studimeve të fundit, pijet e gazuara energjike përbëhen nga ëmbëltues artificialë, kafeina dhe karbonacioni, të cilët ju bëjnë që vazhdimisht të dëshironi për t’i konsumuar ato.
Një kanaçe me pije energjike ka 39 gram sheqer, e cila është e barabartë me rreth 10 lugë çaji, që i bie se ka më shumë sesa duhet konsumuar brenda ditës.
Në studim thuhet se ëmbëlsuesit në pije aktivizojnë të njëjtat qendra në tru, duke shkaktuar lëshimin e dopaminës kimike të trurit në një rajon të njohur si bërthama dhe si rezultat ndjejmë eufori, pastaj e kërkojmë përsëri këtë ndjenjë duke krijuar varësi ndaj saj.
Sipas një përfundimi, sheqeri mund të krijojë më shumë varësi e të jetë më tërheqëse sesa kokaina.“Sa më shumë soda të pini, aq më i madh është ‘shpërblimi’ dhe ne do të duam edhe më shumë prej saj,” është shprehur Cordialis Msora-Kasago, një dietologe e Akademisë së Ushqyerit dhe Dietikëve.
Sheqeri nuk është përbërësi i vetëm që fajësohet kur bëhet fjalë për cilësitë e varësisë. Edhe kafeina është një stimulues gjithashtu.
“Kafeina jo vetëm që shpejton të menduarit tonë, por gjithashtu ka aftësinë e vet unike për të aktivizuar rrugët e euforisë që përfshijnë dopaminën”, thuhet në studim.
Ekzistojnë soda dietike që zëvendësojnë sheqerin e vërtetë me ëmbëlsues artificialë, por nxisin receptorët e shijes, të cilat presin sheqer, duke përgatitur trurin për një energji që nuk do të vijë kurrë.
Soda dietike mund të jetë zgjidhja më e shëndetëshme, kur ju nuk e lini dot këtë pije.Sipas studimit, njerëzit që kishin gjenin FTO, konsumonin më shumë pije energjike. Rreth 20-30% e popullsisë ka variantin gjenetik të varësisë për konsumimimin e pijeve energjike.
Ndërsa, Msora-Kasago thotë se nëse pini disa herë në muaj, nuk ka nevojë për shqetësim, por nëse keni më shumë se një pije në ditë, mund të jeni duke e rrezikuar veten për mbipeshë, sëmundjet e zemrës, diabeti tip 2, deri në kancer.