Organi më i rëndësishëm ekzekutiv i futbollit në Evropë, UEFA ka marrë ditën e sotme vendimin për të dënuar Kombëtaren e Serbisë për thirrjen raciste të tifozëve të tyre në përballjen e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, ndaj Malit të Zi, raporton ABC.
Edhe pse, Serbia arriti fitore 0 me 2 në Podgoricë, tifozët vazhduan “avazin e vjetër” duke kënduar këngë dhe fyerje kundër Kosovës dhe për këtë arsye, UEFA e ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë me 50 mijë euro gjobë dhe në ndeshjen e radhës në “shtëpi”, përballë Hungarisë do ta luajnë pa praninë e tifozëve.
Ndërkaq, pa u ndëshkuar nuk ka shpëtuar as Federata e Futbollit të Malit të Zi, e cila është gjobitur me 20 mijë euro gjobë, si dhe do të luajë ndeshjen e radhës, ndaj Bullgarisë në “shtëpi” pa tifozë në tribuna.