Shekulli 21- Në Podujevë punëtori teknik e pastron shkollën me maica të brendshme

Ilmi Tahiri, punëtor teknik i shkollës “Xheladin Rekaliu” në Podujevë ka drejtuar disa ankesa për menaxhmentin e shkollës por edhe ndaj drejtorisë së arsimit.

Ai thotë se ka disa muaj që kur nuk kanë mjete higjienike për pastrimin e shkollës.

Ai tha se është e dyta herë kur ai merr bluzën e tij të brendshme për të pastruar bankat e shkollës në fjalë. Këtë gjendje ai e përshkruan si të tmerrshme.