Drilon Gashi, gjatë viti 2018 kishte rrahur bashkëshorten e tij, për të cilën ishte gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë.
Sipas aktgjykimit që e ka siguruar Peja në Fokus, pas një mosmarrëveshjeje për çështje familjare, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e goditur me grusht dhe më dru, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore.
Për këtë veprim ishte iniciuar rast për veprën penale: Lëndim i lehtë trupor.
Gjykata Themelore në Pejë, konform kishte shqiptuar “Vërejtje Gjyqësore”, me të cilën Gashit i bëhet me dije se ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme, që përbën vepër penale për të cilën nëse ai sërish e përsëritë, gjykata do t’i shqiptojë sanksione më të rëndë penale.
Arsyetimi për lehtësim të dënimit kishte ardhur pasi ish imami-Gashi, kishte pranuar fajësinë, duke manifestuar keqardhje për atë që i ka ndodhur.