Erling Haaland po e përdor një strategji e cila po i “dhez” për t’i “rrëzuar” kundërshtarët.
Futbollisti i Bayern Munichut, Leon Goretzka kishte zbuluar se sulmuesi i Manchester Cityt kishte lëshuar gazra në ndeshje me bavarezët, në mënyrë që kundërshtarët ta linin atë të lirë.
“Haaland nuk ka respekt as për kundërshtarin, as për futbollin. Lëshonte gazra sa herë i afroheshim. E bëri më shumë se një herë”, kishte thënë mesfushori gjerman, shkruan ”Gazeta Express”.
Por, derisa me gjigantin bavarez kjo metotë aspak e zakontë i solli sukses, një gjë e tillë nuk ndodhi edhe në “Santiago Bernabeu” mbrëmë.
Sulmuesi norvegjez zbarkoi në Madrid me 51 gola të shënuar këtë sezon, por u ndal me sukses nga njeriu që madrilenët e morën “gratis” nga Chelsea.
Antonio Rudiger e bllokoi tërësisht gjigantin e sulmit, i cili ishte i padukshëm në fushë.
Rudiger ishte vazhdimisht pas ish-futbollistit të Salzburgut dhe Borussia Dortmundit, duke i treguar atij që nuk do të kishte qetësi, ndërsa ia prekte shpinën me kokë dhe duke e kërkuar kontaktin, por pa i shkaktuar faull.
Haaland ishte i parrezikshëm në ndeshjen e parë mes Realit dhe Cityt, e cila përfundoi baras, 1:1.