Gazetarja ukrainase bën tatuazh shqiponjën: Shqiptarët e Kosovës janë të njejtë si ne

Gazetarja ukrainase, Daria Mreshcheriakova, ka vendosur që solidarizimin dhe dashurinë që ka për shqiptarët, ta përjetësojë në trup me anë të një tatuazhi të shqiponjës.

Në një intervistë dhënë për emisionin ‘ABC-ja e mëngjesit’, Mreshcheriakova ka bërë të ditur se ndodhet në Kosovë që një javë, ndërsa nga vendi i saj është larguar në fillim të muajit mars.

Ajo ka rrëfyer se prindërit e saj ndodhen në Krime, zonë e cila është nën kontrollin rus prej disa vitesh.

Babai i saj është rus por Daria thotë se nuk është ndjerë kurrë një ruse.

“Ishte shumë e vështirë që të largohesha. Ika në Mars dhe më vjen shumë keq që prindërit nuk mund të vinin. Ika kur situata ishte e rrezikshme në Kiev. Flija veç 2 orë. Dëgjoja raketa që bombardonin dhe njerëz që vdisnin. Familjarët shqetësoheshin. Qëndrova me familjen tim holandeze dhe më pas përfundova në Kosovë sepse m’u dha një mundësi nga qeveria kosovare për gazetarët”, tha ajo.

Po ashtu ajo foli edhe lidhjen e saj të fortë me Shqipërinë.

Mreshcheriakova ka thënë se gjithçka nisi pasi një futbollist shqiptar luajti për ekipin e saj të preferuar dhe që prej vitit 2005 ka qenë një vizitore e rregullt. Mes të tjerash, Daria tregoi se ka bërë një tatuazh të shqiponjës dy krenare.

Ai tregoi se vendosi që ta bënte këtë tatuazh në shenjë solidariteti për shqiptarët dhe për atë që kanë kaluar shqiptarët e Kosovës para disa vitesh, një situatë që po e përjetojnë dhe vetë ata me Rusinë.

“Kjo është shqiponja dykrenare, të cilën e kam bërë në vitin 2015 gjatë revolucionit në Kiev.

Mua më ka pëlqyer gjithmonë Shqipëria, kultura dhe gjuha shqiptare dhe krejt papritur doja të tregoja solidaritet me shqiptarët sepse ju e dini që në Ukrainë kemi një perceptimi ndryshe se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Është ndikuar nga propaganda ruse.

Isha duke bërë një shkrim lidhur me qëndrimin e Ukrainës për Iuftën në Kosovë, mblodha shumë fakte dhe dëshmi nga njerëz që rrëfenin për atë luftë. Përpara disa kohësh, diskutova me prindërit se si e mbanin mend Iuftën e Kosovës dhe çfarë ju thoshin.

Më thanë se shqiptarët e provokuan Iuftën duke eliminuar disa policë serbë që të marrin një territor serb. Ata e dinë se çfarë ndodhin në të vërtetë sepse kam kaluar shumë kohë duke shpjeguar situatën e vërtetë dhe unë si gazetare dua t’i sqaroj gjërat, sesi ka qenë situata.

Në Ukrainë është shumë e vështire që të flasësh për Kosovën. Gjithmonë kam dashur që t’ju shpjegoj njerëzve që Shqipëria është si jemi ne tani, nuk provokuan asgjë. Pavarësia e Kosovës nuk erdhi se shqiptarët donin të zinin një territor që ka qenë serb por sepse ata donin të jetonin së bashku si popull”, tha ajo.