Një video në TikTok, ku një grua mban qenin e saj në një çantë mbi shpinë që peshon rreth 52 kg, është bërë virale.
Jackie Hornung nga New York e cila ndau videon në TikTok duke ecur me qenin mbi shpinë ka thyer rekordin e shikueshmërisë dhe ka rrëmbyer zemrën e shumë njerëzve në rrjete sociale.
Qeni i saj Samoyed i quajtur Lumi, shihet duke qëndruar i qetë në çantën e shpinës me kokën e tij sipër dhe putrat mbi shpatullat e Jackie, ndërkohë që hynin në një metro në qytetin e New York.
Emri i qenit të saj 12-vjeçar Lumi, në finlandisht do të thotë borë dhe gjatë udhëtimit të tij me pronaren në metro shihet mjaft i qetë, ku duket se po e shijon.
Shumë nga përdoruesit e TikTok e kanë pyetur se pse duhet ta mbante qenin në shpinë. Arsyeja është se në metronë e New York qentë duhet të jenë në çanta, nuk lejohen të lirë për të shmangur çdo rrezik.