Рѕe duhet ta niѕni mëngjeѕin tuaj duke konѕumuar vezë

Nëse sapo jeni zgjuar nga gjumi dhe ende nuk keni ngrënë mëngjes, atëherë bëni mirë të lexoni këtë lajm më parë.

Ekspertët e ushqimit rekomandojnë se produkti më i mirë për tu konsumuar në mëngjes është një kokërr vezë e zier.

Më poshtë do ju rendisim një sërë arsyesh se përse duhet të hani vezë në mëngjes sipas ekspertëve kinezë:

Vezët janë një burim thelbësor i kolesterolit ushqyes, por përmbajnë proteina të cilësisë së lartë si dhe përmbajnë substanca bioaktive si fosfolipidet dhe carotenoidet.

Studimi ka analizuar veçanarisht personat të cilët hanin minimalisht një vezë në ditë.

Sipas tyre, ata të cilët kishin këtë frekuencë konsumi të vezëve e minimizonin rrezikun e goditjeve ishemike në tru me 26 përqind.

Për më tepër është vënë re një ulje e rrezikut me 12 përëqind ndaj sëmundjeve kardiovaskulare, për personat të cilët konsumojnë mesatarisht 5 vezë në jave.