Një 24-vjeçar milioner ka dhënë këshilla për ata që duan të bëjnë para dhe gjithçka nis me të punuarit më pak.
Lucas Lee-Tyson, nga Teksasi, ka nisur të krijojë pasurinë e tij kur ishte adoleshent. Tani, ai ka një biznes të quajtur Groëth Cave, ku mëson njerëzit se si të bëjnë para nga rrjetet sociale dhe jo të shkëmbejnë kohën e tyre për para.
“Keqkuptimi i madh është se që të jesh i pasur dhe i suksesshëm, duhet të punosh orë të gjata. Nuk bëhesh milioner se punon shumë, na kanë gënjyer. E vërteta është që të nevojitet diçka për ta shitur dhe ta reklamosh te njerëzit e duhur”, tregon 24-vjeçari.
“Unë aktualisht bëj 50 herë më shumë sesa kur punoja për të tjerët. Rroga të jep çatinë mbi kokë dhe të mban në vend, nuk të rrit të ardhurat”, shtoi Lucas Lee-Tyson.