Ivaja konsiderohet si një nga fshatrat më të vjetër të Komunës së Kaçanikut, një vendbanim kodrinoro-malor me një bukuri të rrallë natyrore, klimë të shëndetshme e ajër të pastër.
Mikëpritja dhe bujaria janë virtyte të mëdha të cilat ruhen me fanatizëm nga banorët e kësaj ane. Një nga lagjet e këtij fshati ka një histori interesante. Bëhet fjalë për lagjen ‘Livorekë’.
Isa Rexha, banor i këtij fshati, për ATV-në ka treguar historinë dhe gojëdhënat se si është emërtuar lagjja “Livorekë”.
Rexha ka thënë se një nga shpjegimet se si është emërtuar kjo lagje, është se rrjedhë nga fjalët sllave, që në shqip do ta kishte kuptimin lumi i livadhit. Por, ai tregon edhe disa gojëdhëna të përcjella nga banorët e kësaj lagje. /atvlive.tv