Vuçiq tregon pse nuk e nënshkroi aneksin e marrëveshjes

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar kombit pas takimit të Ohrit, ku ka pasur një dakordim me palën kosovare për aneksin e marrëveshjes.

“Kemi arritur një lloj marrëveshje, disa pika do të jenë pjesë e marrëveshjes nga të dyja palët”, tha Vuçiq pas bisedimeve maratonike, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq mbrëmë nga Ohri ka thënë se as “sot nuk ka nënshkruar” asgjë pavarësisht bisedimeve që zgjatën mbi 12 orë.

“Mbrëmë kemi pas një raund serioz të bisedimeve në Ohër, ajo çfarë është e rëndësishme për njerëzit unë sot do të lexoj tërë aneksin dhe do të tentoj t’ua shpjegoj njerëzve ku gjendeni dhe çfarë është ajo që po bëjmë”, tha në fillim të fjalimit presidenti i Serbisë.

“Asgjë nuk është e lehtë. Do të ketë shumë gjëra të vështira për ne në të ardhmen, në gjashtë muajt e ardhshëm, një vit, do ta shihni. Ne nuk varemi më ekskluzivisht nga Prishtina, por edhe nga shkalla në të cilën jemi të gatshëm të bëjmë disa gjëra në rrugën evropiane. Nuk kam nënshkruar për disa gjëra, Serbia është e njohur ligjërisht ndërkombëtarisht, Kosova nuk është për mua dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën. Edhe deklaratat e mia si president janë të detyrueshme për vendin, prandaj me kujdes dhe disiplinë jap llogari për atë që them”, shtoi Vuçiq.

Jeremiq reagon ndaj Vuçiqit, thotë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është tradhti: Mund të parandalohet vetëm me referendum
Jeremiq reagon ndaj Vuçiqit, thotë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë është tradhti: Mund të parandalohet vetëm me referendum
“Në kuptimin formal dhe juridik, do ta keni të vështirë të dëshmoni se marrëveshja ekziston pa nënshkrim, pa një marrëveshje të shprehur qartë. Vazhdoj të flas për vijat e kuqe, për njohjen e Kosovës dhe për pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Prandaj ata nuk mund t’i imponojnë Serbisë diçka që Serbia nuk e ka pranuar. Prandaj nuk e kam nënshkruar as Marrëveshjen, as Aneksin, por jemi të gatshëm të punojmë në zbatim”, theksoi ndër tjera presidenti serb.

“Një nen i Konventës së Vjenës thotë si më poshtë: “Një problem shtesë është se neni 7 i Konventës së Vjenës përcakton se pëlqimi verbal i kreut të shtetit është i detyrueshëm”. Sigurisht, ai është gjithmonë më pak se një nënshkrim, por ka vlerë. Kjo është arsyeja pse unë refuzova të pranoj emra dhe ‘adoption’, as ‘acceptance’ e as edhe ‘acknowlegment’. Unë nuk i përsëris gjërat sepse jam budalla ose nuk e di se çfarë po bëj, por sepse e di se çfarë po bëj. Tani kemi ardhur tek një nen që është i rëndësishëm për të gjithë, dhe ai është për personat e zhdukur”, thotë Vuçiq.

Reklama
Ai theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që në aneks përmenden qartë marrëveshjet që janë arritur në procesin e dialogut.

“E patë kur mbaroi takimi, nuk thashë asnjë fjalë të keqe për palën tjetër. Por u shfaq Kurti dhe tha se e kanë planin e Ahtisarit. Ne nuk jemi të interesuar për këtë, nuk e kemi miratuar planin e Ahtisarit dhe nuk është pjesë e dialogut. Kurti prezantoi tre shtyllat e tij, të cilat nuk u pranuan, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Unë thashë që nuk ishte problem dhe se mund të largohesha menjëherë. Ata kanë nënshkrime këtu, në katër marrëveshje, në lidhje me Asociacionin. Ne kemi nënshkrime. Diku Thaçi e diku Mustafa e diku i Daçiqit dhe nënshkrimi im më 2015. Dokumenti i vitit 2015 që flet për parimet është veçanërisht i rëndësishëm”, tha Vuçiq dhe theksoi se duhet të flitet për realitetin. /Telegrafi/