Një përplasje e ashpër ka ndodhur sot gjatë emisionit “Politiko” të Kanal 10.
Në emision, ku po diskutohej për ndikimet e marrëveshjes së Ohrit, u përplasën Blerim Gashi, analist, dhe Faton Topalli, ish-deputet i VV-së.
Gjithçka filloi kur Topalli tha se në marrëveshjen mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, parashihet Asociacioni.
“Asociacioni do të ketë nivel të përshtatshëm të menaxhimit” – tha fillimisht z. Topalli.
“Kush tha bre ashtu, ku e ke lexu z. Topalli? …Po gënjen” – ia ktheu z. Gashi.
“Ma, ma, jo ashtu Blerim” – dëgjohet të thotë z. Kadri Kryeziu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Megjithatë, kjo ndërhyrje nuk është se kreu punë, pasi z. Gashi e përdori sërish shprehjen gënjeshtër, e madje edhe termin “rren”, që është më vulgar, ndonëse kanë të njëjtin kuptim.
Për më shumë, dëgjojeni debatin e ashpër në Politiko në videon më poshtme: