Luiz Ejlli gjatë kësaj jave futi në grackë Kristin dhe Armaldon pasi i detyroi t’i thyenin rregullat.
Të njëjtit ishin futur në tualet së bashku, gjë që nuk lejohet me rregulla dhe kjo bëri që ‘Vëllai i Madh’ të merrte një dënim për ta.
Të tre u dërguan në televotim dhe njëri prej ty do të largohej nga shtëpia të shtunën, që do të thotë në spektaklin e natës së kaluar.
Në ato momente që ndodhi situata, artisti shkodran tha se kjo ishte e planifikuar dhe se e kishte ëndërruar këtë moment.
Në “Fan Club” sot (e diel) u transmetuan disa pamje, ku Kiara e shtyu me këpucë Luizin në momentin që po thoshte këto fjalë.
Këngëtari nga ana tjetër e gjuajti me shuplakë në këmbë, gjersa duket se ishte në një moment kur po fliste seriozisht dhe nuk dëshironte që të pengohej.
“E shtyva unë me majë të këpucës që të pushojë, ai ma shtyu këmbën. Nuk më qëlloi më shtyu, sepse unë e shpova me takë te gjuri që mos fol ndërkohë që kishte plan të thoshte këtë gjënë që tha për Kristin dhe Armaldon. Një gjë kot”, deklaroi Kiara në dhomën e rrëfimit.
Madje, moderatorja kërkoi që të mos transmetohej kjo pjesë e të mos diskutohej sikur dhunë. /Telegrafi/