Në Stamboll të Turqisë, një person sulmoi shoferin e autobusit derisa po voziste dhe krejt kjo ndodhi me pretekstin se nuk e kishte ndalur mjetin motorik në vendin ku ai kishte kërkuar, derisa kishte shtypur butonin për ndalesë.
Derisa sulmuesi ua rrezikoi jetën pasagjerëve tjerë në autobus, ky moment është kapur nga kamera e sigurisë, transmeton Telegrafi.
Pasagjeri kishte shtypi butonin që paralajmëron shoferin se ka kërkesë për të zbritur në Okmeydani, por duket se ai nuk e kishte dëgjuar apo parë, dhe në një moment iu afruar shoferit duke e akuzuar se nuk e ndali në destinacionin e kërkuar.
Madje në një moment pasagjeri humb durimin dhe fillon ta godasë me shuplaka shoferin, i cili tentonte të mbrohej dhe ta mbante nën kontroll autobusin që në ato momente ishte në lëvizje.
Reklama
Mjaftonte një lëvizje e vogël e pakujdesshme, që të gjithë pasagjerët e tjerë që ishin brenda autobusit ta pësojnë në rast se do të vinte deri te ndonjë aksident.
E deri më tani policia nuk ka arrestuar askënd lidhur me këtë sulm, që për pak sa nuk ia mori jetën personave që ishin brenda. /Telegrafi/