10 mënyra për të kursyer karburantin gjatë drejtimit të makinës
Të gjithë duam të kursejmë karburantin i cili po bëhet çdo ditë e më i shtrenjtë. Më poshtë janë disa prej mënyrave që mund t’ju vijnë në ndihmë gjatë ngasjes.
10. Shmangni qendrimin ne vend me makine ndezur
Kjo eshte nje nga menyrat me te zakonshme. Jeni duke pritur nje pasagjer qe te hype ne makine? Ne vend qe te mbani makinen ndezur per te degjuar muzike, kini parasysh qe muzika mund te degjohet edhe me makine fikur. Keni ngelur per minuta te tera ne trafik pa levizur? Fikeni makinen dhe do te kurseni ndjeshem. Edhe pse mund te duken te paperfillshme, menyrat e mesiperme japin rezultat jo te vogel. Makinat me sistemin Start/Stop jane bere pikerisht per kete arsye dhe, per kunder asaj qe mund te menohet, kjo nuk e demton aspak makinen. Nese po kerkoni per makine te re, merreni ne konsiderate kete opsion pasi do te ndikoje ndjeshem ne kursimin e karburantit ne qytet.
9. Perdorni karburant cilesor
Shpesh here joshemi nga cmimi i lire i karburantit ne disa pika shitjeje. Kjo nuk do te thote domosdoshmerisht qe ky karburant eshte jo cilesor, por shancet per kete jane te konsiderueshme. Gjithashtu cmimi i larte nuk eshte tregues i celesise se mire. Gjithsesi, testoni disa pika shitjeje dhe me pas furnizohuni te me e mira.
Makinat e reja jane shume te ndjeshme ndaj cilesise se karburantit dhe nese kjo e fundit le per te deshiruar, atehere edhe makina do ju kunderpergjigjet me te njejten monedhe. Krahas defekteve qe mund te shkaktohen nga karburanti jo cilesor, konsumi rritet ndjeshem. Nje karburant jo cilesor nuk digjet ploteisht. Kjo ben qe makina juaj te jete e pafuqishme. Ne keto kushte ju jeni i “detyruar” te shtypni pedalin e gazit edhe me shume. Rrjedhimisht karburanti do te shkoje “lum”.
8. Zbrazeni bagazhin nga gjerat e panevojshme.
Pesha e tepert nuk eshte problem vetem per sistemin e amortizimit. Ajo ndikon drejtperdrejt ne konsumin e karburantit. Kjo eshte arsyeja qe makinat e vogla dhe te lehta jane me ekonomike se fuoristradat e medha me goma gjigande dhe aerodinamike masive.
Nje nga menyrat per te kyrsyer karburant eshte pikersht heqja e sendeve te panevojshme nga makina. Pesha e tepert nuk eshte e mire per asnje, prandaj kudjesuni qe te mos e merrni te gjithe shtepine ne makine. Ne fund, arka e kursimit do ju buzeqeshe.
7. Mbani te paster filtrin e ajrit
Imagjinoni te vraponi nderkohe qe nuk merrni fryme mjaftueshem. Te jeni te sigurt qe nuk do te beni dot me shume se 100 m perpara se te jepni doreheqjen. E njejta gje vlen edhe per makinen, por me nje ndryshim te vogel; makina nuk do te jape doreheqjen ne moment por fillimisht do perpije karburantin, do persoje disa defekte dhe me pas do te shkoje ne varreza perpara se ju te keni planifikuar blerjen e nje makine te re. Njesoj si te keni bllokuar me rubinete, pluhuri bllokon filtrin e ajrit duke sjelle renien e performances dhe me shume mundesi edhe te nivelit te karburantit ne depozite. Por mos u frikesoni. Filtrat e ajrit jane shume te lire dhe nuk kerkojne mjete te vecanta per t’u nderruar. Blijeni nje, nderrojeni sa hap e mbyll syte dhe ja ku i keni kursyer disa here parate e filtrit.
6. Kujdes nivelin e fryrjes se gomave
Statistikisht, gomave i’u kushtohet me pak vemendje ne nje makine. Madje mund te themi qe disa shofere kalojne vite pa kontrolluar gomat. Sigurisht qe nje situate e tille shton rrezikun ne rruge. Presioni i duhur i gomave ka ndikim paresor ne konsumin e karburantit. Kjo, sepse me goma te shfryra rritet rezitenca ne rruge e cila duhet mposhtur. Presionin ideal per makinen tuaj do e gjeni te kapaku i karburantit ose te dera e shoferit. Prodhuesit e makinave shpenzojne kohe te konsiderueshme per te percaktuar se sa duhet te jene fryer gomat ne menyre qe makina te kere eficence maksimale. Mos e injoroni punen e tyre. Pervec kursimit te karburantit, kjo vlen edhe per sigurine tuaj ne rruge.
5. Nderroni vajin
Gjendja e mire e vajit eshte vitale per nje funksionim eficent te motorrat me djegie te brendshme. Vaji i motorrit ka detyren me te veshtire ne nje makine. Detyra e tij eshte te reduktoje ferkimin ndermjet pjeseve, t’i ftohe ato dhe te mbaje motorrin te paster duke e mbrojtur nga gerryerja. Nese perdorni te njejtin vaj per nje kohe te gjate, ai do te trashet dhe levizja e tij ndermjet pjeseve do te veshtiresohet. Kjo do te sjelle me shume ferkim te pjeseve me njera tjetren. Pasojat e kesaj jane shume te kushtueshme. Shpesh here, per kete shkak, makinat jane bere te papardorshme. Nderrojeni vajin ne kohe dhe sipas udhezimeve te prodhuesit dhe kjo do ju shperblehet me jetegjatesi te makines dhe me konsum te minimal.
4. Ngadaleso!
Pse duhet te nxitoni? Jeni vone per ne party? Duke ecur me shpejtesi te larte ju konsumoni karburant ne sasi te madhe. E keni parasysh shpejtesine prej 80 km/h? Eshte vertet e merzitshme te levizesh ne autostarde me kete shpejtesi, por ka nje logjike te forte pas kesaj. Krahas sigurise, nje arsye eshte edhe konsumi i karburantit. Ne momentin qe shpejtesia kalon 80-90 km/h, edhe konsumi i karburantit i kalon limitet e kursimit. Duke ecur me ngadale do te kurseni jo pak. Shpenzoni me shume kohe duke ecur ngadale, por kurseni shume me shume se kaq.
3. Perdorni Auto-Pilot-in
A ka menyre me te mire per t’u perqendruar plotesisht mbi rrugen sa se kur perdorni Auto-Pilot-in? Aktivizoje ne nje shpejtesi normale, relaksohu dhe lere makinen te beje pjesen tjeter te punes. Auto-Piloti ndihmon ne uljen e konsumit te karburantit duke perdorur minimalisht gazin. Duke ecur me shpejtesi konstante, inertesia e makines shfrytezohet maksimalisht. Kjo e ul konsumin e karburantit ne minimum.
2. Qendroni te qete
Nese Auto-Piloti ju ndihmon ne shpejtesi relativisht te larta, punen qe pytet duhet t’a beni ju. Shkelja e gazit deri ne fund sa here ndizet drita jeshile ne semafor dhe me pas frenimi i forte, jane armiqte me te rrezilkshem te xhepit tuaj. Ky eshte nje shpenzim i kote dhe plotesisht i shmangshem. Mundohuni te jeni sa me te qete dhe te levizni sa me shtruar dhe pa tronditje. Sigurisht qe kjo nuk te jep kenaqeesine e xhirimit te gomave apo te ngjeshjes pas sediljes, por jo gjithmone duhet te ngasim si adoleshente
1. Parashikoni trafikun perpara jush
Se fundmi, nje tjeter menyre per te kursyer karburant eshte te qendroni te vemendshem dhe te parashikoni sjelljen e trafikut qe keni perpara. Nese shikoni semaforin te kuq apo makinat perpara qe frenojne, mjafton te hiqni kemben nga gazi dhe te lini makinen te ngadalesoje. Nese autokolona rifillon levizjen, ju do te keni avantazh inertesine e makines tuaj per te pershpejtuar duke harxhuar me pak karburant se sa do te harxhonit nese do te niseshit nga vendi. “Ngarja Parashikuese” ju ndihmon te reduktoni konsumin e karburantit me 20%