Syla: Albin Kurti do të mbahet mend si ‘Njeri i Zajednicës’ do duhej të jeptë dorëheqje
Gazetari Valon Syla, me një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se shefi i qeverisë Albin Kurti do duhej që sot të dorëhiqej para se ta pranonte Zajednicën, dhe se për këtë do të mbahet mend si “njeri i Zajednicës”, shkruan Gazeta Metro.
Syla tha se minimum çka do duhej të bënte Kurti, është të kërkontë falje, por ai nuk e bënë, dhe për këtë Syla ka një epitet.
Ai i “përshëndeti” edhe analistat e partisë në pushtet, që sipas tij Kurti i ka “tradhëtuar”.
Gazetari tha se Serbia i mori ato që deshi, ndërsa Kosova veç ia ndrroi emrin “Zajednicës”.
Postimi i plotë:
Po të ishte lider Albin Kurti sot do të duhej të jepte dorëheqje, para se ta pranonte Zajednicen’. Kete se bëri.
Së paku duhet të kërkoj falje publike, por as këtë se bon Kurti se është i paftyrë, rrenc.
Ndërsa analistave të Vetëvendosjes vetëm ju uroj Zajednicën bashkë me një këshillë se qysh Kurti e tradhtoi elektoratin e vet ashtu ju la në lloç dhe ju boni horë edhe juve…
Krejt cka boni Kurti vec ja ndërroi emrin edhe e paketoi ndryshe… Serbia i mori senet e veta për BE. Neve na mbeti zajednica, kishat me zonat e veçanta…
Albin Kurti do të mbahet mend si Njeri i Zajednicës. Nga kundërshtari ma i madh i saj, në implementuesin rapid.
Dinjiteeet!/gazetametro.net