Sipërmarrësi i Silicon Valley, Steve Kirsch, i cili është akuzuar për përhapjen e dezinformatave në lidhje me coronavirusin, është mburrur me ofertën e çuditshme që i bëri një pasagjereje të ulur pranë tij në një aeroplan.
Përkatësisht, Kirsch i ofroi një gruaje 100 mijë dollarë për të hequr maskën nga fytyra e saj sepse po e bezdiste.
Ai u befasua me përgjigjen negative që i dha gruaja, pa u menduar dy herë.
“Unë tani jam në një aeroplan. Personi që ishte ulur pranë meje në klasin e parë sapo refuzoi 100 mijë dollarë që do t’i kisha dhënë nëse nuk do ta mbante maskën në fytyrë gjatë gjithë fluturimit. Pa shaka. I shpjegova se maskat nuk kryejnë punë. Ajo punon për një kompani farmaceutike”, ka shkruar Kirsch në Twitter.
Duke e krahasuar gruan me ata që investuan në bankën e dështuar të teknologjisë SVB, ai bëri shaka duke pohuar se “ndoshta herën tjetër do të ulem pranë dikujt që ka një llogari në një bankë të Silicon Valley”.
Nuk ishte hera e parë që milioneri amerikan ka bërë këso ofertash duke kujtuar se ditë më parë të njëjtën ia kishin refuzuar tre persona. /Telegrafi/