



Relaksimi me Counter-Strike: Global Offensive mund të tingëllojë e çuditshme, por studimet provjonë se është një opsion i vlefshëm. Rina Maxhuni, e pasionuar pas lojërave kompjuterike, ka marrë vëmendjen për shkak të paraqitjeve në CS:GO, lojë në të cilën është përfshirë vitet e fundit.





19 vjeçarja nga Vushtrria, që aktualisht jeton në Gjermani, në një intervistë për emisionin “Minuta e fundit” në Klan Kosova, ka treguar detaje lidhur me aktivitetin e saj në këtë lojë. Ndryshe, kohët e fundit, ekipi shqiptar, Bad News Eagles, pjesë e garave profesionale në botën e CS:GO, dita e ditës po tregon suksesin e tyre, duke lënë gjurmë kundër ekipeve më të mira të botës.
Shiko videon e më poshtme për të mësur më shumë: