




“Nuk jam shqiptar, jam kosovar”, ka qenë deklarata e gazetarit Vullnet Krasniqi në një lidhje direkte me studion e Euronews Albania. Nga kjo deklaratë e Vullnetit ka ngelur e habitur moderatorja e emisionit.
“Në ka një deklaratë që më ka shokuar është kjo, dhe ishte hera e parë që e dëgjoja në jetën time”, tha moderatorja. Ai u shpreh se shumë njerëz mendojnë se janë kosovar e jo shqiptarë, por shumë pak guxojnë ta thonë një gjë të tillë për shkak të paragjykime që mund të marrin.





“Ka shumë që mendojnë që janë kosovarë dhe jo shqiptarë, por pak e thonë. Kjo ndodh për shkak të gjykimit shumë të madh që ndodh, sidomos me dhënë një deklaratë të tillë më 28 nëntor, nuk është shumë e përshtatshme për ‘patriotët’”- theksoi ai.
Shiko videon më poshtë: