23 vjet раѕ djalit, vjen vajza. Nëna: Turр t’i thoja tim biri рër shtatzëninë. Djali e рërlot me ѕurprizën

Aida Jani është e reja shqiptare që ka një histori tepër të veçantë. Ajo është bërë nënë për herë të dytë, pas 23 vitesh nga lindja e parë.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, së bashku me vajzën Argisën, Aida ka ndarë të gjitha emocionet e përjetuara deri në momentin që i tha të birit 22-vjeçar që do të bëhet me një motër.

“Unë jam bërë nënë për herë të parë 19 vjeç dhe ishte një gjë shumë e bukur. Mosha ishte shumë e re dhe nuk e kam ndjerë ashtu siç ndjen një nënë e pjekur, por gjithsesi e kam jetuar shumë. Jemi rritur të dy me Kristianon në çdo hap, unë mësova më shumë nga ai, se ai nga unë.

Dëshira ime dhe e bashkëshortit ka qenë që të kishim tre fëmijë, por ndodhën disa probleme në shtatzëninë e dytë. Edhe duke dashur t’i bëja afër, kisha shumë dëshirë, nuk shkoj çdo gjë ashtu siç duhej, edhe shtatzënia e dytë ishte një patologji e vështirë. Nuk u kuptua menjëherë dhe rrezi konte goxha shumë, nëse do kalonte edhe pak, rrezi koja edhe unë jetën, shyqyr ndërhym në kohë. Ndërhyrja ishte goxha e vështirë, doktorët menduan se nuk do të mbetesha më shtatzënë. Mbas çunit, mbeta 4 herë shtatzënë. Mbas katër herësh, e lam pak në heshtje dhe kur jam vizituar herën që doja të tentoja, doktori më tha: ‘Mos e merr më mundimin se mund të rre zikosh’.

Unë jam munduar ta kem shok, Kristianon mbi të gjitha. Ne e kemi ndarë bashkë çdo gjë dhe pjesa më e vështirë për mua ka qenë që do i thosha Kristianos që jam shtatzënë. Ndoshta mosha se ai ishte shumë i rritur, punonte ndërkohë që ishte edhe në shkollë. Unë isha 42 vjeç kur e linda vajzën, Kristiano ishte diku 22 vjeç. Duke qenë se u mësuam me atë iden që do të ishim vetëm me një fëmijë, e lam pezull atë pyetjen, a do të doje të kishe edhe një. Ndihesha edhe unë keq pastaj. Ai ishte në atë moshë që kishte edhe një shoqe dhe njerëzit kujtonin se ishte vajza e tij kur dilte”, rrëfeu ajo.