Donald Dervishi e nis rrëfimin duke treguar sesi u bë mësuesi i fshtatit Vendresh në zonën e Skraparit.
”Në vitin 2004 pasi përfundova studimet, vendosa që të jepja kontributin tim tek fshati im që gjendet në zonën e Therepeles në Skrapar, ku ndërsa unë isha mësues, nxënësit e mi ishin 4 vite më të mëdhenj se unë” tregon Donaldi për Report TV.
Ai jepte lëndën e gjuhës shqipe në atë kohë dhe e kishte me shumë pasion. Më pas i riu mësoi se në fshatin Vëndresh të Skraparit, nuk kishte shkollë për fëmijët e vegjël, kështu që në mënyrë vullnetare, së bashku me një kolegun e tij, vendosi që të ndërtonte shkollën e fshatit.
”Isha kaq i emocionuar sepse po bëja diçka për ata fëmijë, duke i dhënë një të ardhme për t’u shkolluar” tha Donaldi gjatë intervistës.
Ai së bashku me mikun e tij, kishin finalizuar kështu një ëndërr që tashmë u bë realitet, duke e bërë fshatin me shkollë.
Më pas, në vitin 2012, Donaldi u fut në radhët e forcave të armatosura shqiptare, për t’u futur pas kësaj përvoje në spektaklin “Big Brother Albania”.