Olta luan pisët, fryn banoren e re kundër Luizit: E ke parë çfarë po të bën ai?

Olta dhe Eva konsumuan bashkë kafen e mëngjesit teksa qëndronin në oborr. Kjo e fundit u shpreh se nuk kishte fjetur fare mbrëmë për shkak se Luizi kishte gërrhitur shumë dhe e kishte të pamundur të flinte.

Olta nga ana tjetër tha se e kishte bërë gjumin “top”, teksa shtoi se Luizi ia ka bërë me qëllim Evës që atë mos ta zërë gjumi.
\
Më tej, aktorja i tha Evës se në këtë mënyrë , Luizi po përpiqet që ta nxjerrë atë nga shtëpia, duke i prishur gjumin.

Ndër të tjera Olta e këshilloi aktoren të ketë ‘nerva’ dhe të mendojë mirë me ke te rrrijë për ta përballuar lojën brenda në shtëpi pasi këngëtari kështu ka mënyrën e provokimit.

Nderkohe Kiara Tito dhe Olta Gixhari nuk po kalojnë një ditë pa u konfliktuar. Sot, shkak u bë një zarf i cili ishte lënë porosi nga ‘Big Brother’ për to. Menjëherë sapo Kiara doli nga dhoma e rrëfimit, u përball me Oltën e cila po e priste me padurim. Debati nisi menjëherë mes tyre.

Kiara i bëri të ditur se zarfi iu dorëzua asaj mirëpo Olta kishte mendim totalisht ndryshe. Ajo nisi të tregonte se vajza brenda, duke nënkuptuar zërin (mbase) ia kishte dhënë asaj, por më pas i kërkoi Kiarës që të futeshin të dyja brenda për ta sqaruar. Mënyra e komunikimit nuk i pëlqeu Kiarës, saqë i kërkoi që të mos i jepte urdhëra.