




Në ditën e 17-të që nga tërmeti tronditës i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri, ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të nxjerrë nga rrënojat
sendet dhe objektet e qytetarëve që humbën jetën dhe më pas i dorëzohen policisë.





Nga rrënojat e Kahramanmaras ekipet kanë nxjerrë sot një çantë me zinxhirë të trashë floriri. Sipas dëshmive vendase, secili rrip ka një vlerë prej 10 mijë dollarësh, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i pronarit të tyre, i cili ka ngjallur kuriozitet në rrjetet sociale.





Çanta e madhe plot me rripa të artë u gjet gjatë punës për të hequr mbeturinat dhe rrënojat matanë rrugës, ndërsa pas pamjeve nuk u dha asnjë shpjegim për fatin e bizhuterive.





Pretendohet se ky vend mund të ishte një dyqan argjendarie dhe disa komentues pohuan se në rrënojat ku u gjet ari ishte shtëpia e argjendarisë.