




Banorët janë zgjuar herët ditën e sotme për shkak të lojës me litar. E grupi i Ermionës që përbëhet nga Kiara, Olta, Dea dhe Beati, kanë dalë në verandë për të pirë kafen.
Ishte Luizi, ai që u kujdes për ta, duke qenë se ishte pjesë e grupit por vendosi që të hiqte litarin. Ai iu bëri kafen dhe u dërgoi briosh. E jo vetëm kaq, pasi u tha nëse donin ndonjë gjë për të ngrënë për mëngjes.
Ndërkohë teksa po bën muhabet në grup, Ermiona i tha Kiarës që kur të udhëtosh për në Itali, do vish të rrish te shtëpia ime. Madje mund të shkojë së bashku me Luizin.





“Do vish te shtëpia ime të rrish, do kesh dhomën tënde, banjën tënde. Do habitesh nga shtëpia. Kur erdhi një shoqe e imja njëherë më bëri llogarinë se sa kam shpenzuar me shopping.
Nuk e kam një këpucë poshtë 500 euro, po jemi dy, unë dhe vajza. Na kanë ikur lekët shoppin, do kisha shtëpi, pallate.
Unë gjithmonë i them vajzës ca do, i blej gjëra që është një rrogë e mirë doktori”, tha Ermiona.