Qindra mijë vende pune janë të disponueshme aktualisht në Zvicër. Ky është konstatimi i platformës për punë “x28 AG” në raportin e saj “Jobradar” të publikuar të hënën. Platforma në fjalë ka regjistruar afro dyqind e pesëdhjetë mije vende të lira pune të hapura vetëm në tremujorin e parë të 2022.
Pothuajse një çerek milioni vende pune janë të lira në Zvicër. Shumica janë në infermieri dhe ndërtimtari por edhe sektorë tjerë ofrojnë shumë vende pune.
Rrjeti i marketeve COOP me dëshpërim të madh kërkon staff, por se gjen numrin e nevojshëm.
Sipas listës së sektorëve, punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor janë veçanërisht të kërkuar afro 14000, shkruan agjencia e lajmeve SDA. Më pas vjen sektori i ndërtimit me afro 13000 dhe më pas ai i shitjes me pakicë, sektori i IT dhe ai i hotelierisë , secili me mbi 11000 vende të lira pune.
Nëse krahasohen kompanitë veç e veç, shitësi me pakicë Coop kërkon 2278 puntorë të rrinj, nëpër pozicione të ndryshme.
Sipas “Jobradar”, banka e madhe Credit Suisse po ashtu kërkon 789 punonjës edhe qyteti i Cyrihut kërkon 586 punëtorë gjithashtu, dhe si përfundim është se kanë një kërkesë të lartë për punonjës.
Shumica e vendeve të lira të punës mund të gjenden në kantonin e Cyrihut, gjithsej 55942. Cyrihu ndiqet nga Berni me 40787 vende të lira pune.
Gjithashtu ka shumë vende të lira në kantonin Aargau 17448 dhe në kantonin e St. Gallenit 16117.
Kompania e personelit x28 përdor të ashtuquajturin “web merimangë” për të vlerësuar të gjitha shpalljet e punës që gjenden në portalet e punës dhe faqet e internetit të kompanive në mes të çdo tremujori.