Loja me litar” është rikthyer në shtëpinë e Big Brother, mirëpo këtë herë kush heq litarin shkon automatikisht në nominim.
Deri tani e ka hequr vetëm Luizi, i cili dëshiron që litarin ta heqë edhe Kiara për të parë nëse publiku i do bashkë brenda shtëpisë.
Por kjo “dëshirë” e Luizit duket se ka mërzitur shumë moderatoren. “Kur e thua kështu më tingëlloi keq. Ta them sinqerisht.
Nuk jam banorët e tjerë që flet kështu e bën lojëra fjalësh. Me mua mos flit me nëntekste. Mos më fol më kështu. Nuk më intereson se cfarë do të dalë para dhe pas “Prime-it”.
The e kaluam me Bledin, të shohim a do ta kalojmë këtë herë. Jam e mërzitur. U mërzita nga ajo që dëgjova,”-u shpreh Kiara.
Loja me litar, që do të vendosë mbi fatin e nominimeve, ka sjellë shumë dinamika brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”, por duket se tensionet i ka rritur më shumë zgjedhja e liderit të ri.