Në një bisedë të zhvilluar sot mes banorëve, Luizi ka pyetur Kristin dhe Armaldon se kush del nga shtëpia nëse ai dhe Olta dalin në nominim kokë më kokë
Luizi: Nëse dal unë dhe Olta sot në nominim kokë më kokë, kush del nga shtëpia?Kristi: Është e vështirë, nuk e thua dot. Shumë shumë vështirë, se jeni në pozita…është nominim i fortë.
Olta: Hë Maestro, unë dhe Luizi në nominim, kush del? Nga ana e tij Maestro ka anashkaluar bisedën duke pyetur për buxhetin.
Nderkohe pas eliminimit nga Big Brother, Kejvina duket se nuk ka bërë gjë tjetër veçse të mbështesë Luizin. Disa javë pas,
ajo i dërgoi një dron Luizit, e më pas bëri një reagim të gjatë në ‘Instagram’, ku ka kërkuar falje dhe ka treguar se i vetmi person që i donte të mirën asaj ishte pikërisht Luizi.
Modelja së fundi ka nisur pushimet e saj në Afrikë. Luizi tashmë pothuajse nga secili quhet “Luan”.E lidhur me këtë Kejvina ka publikuar një video me një “luan” ku mbi të ka shkruar vetëm shkronjën “L” dhe emojin e “luanit”.Me këtë ajo tregon sërish se Luizi është tashmë i preferuari në “BBVip”.