Konjufca-Berishës: Ftoj prokurorinë të iu intervistojë nëse dini diçka më shumë për rastin Dehari

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës po zhvillohet edhe me përplasje në mes deputetëve dhe ministrave.

Një e tillë ishte në mes deputetit të PDK-së, Hisen Berisha si dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Berisha po deklarohej për rastin Dehari, ndërsa ministrja Haxhiu kërkoi nga Hiseni që të mos flasë këtë madje duke i thënë se duhet t’i vijë marre.

E për këtë ka reaguar edhe i pari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai tha se pas akuzave, nëse di diçka më tepër e kishte ftuar prokurorinë që ta intervistojë.

“Edhe ju e dini fort mirë që përpjekja me lidhë VV-në me atë sulm ka qenë një proces i montuar gjyqësor me prapapvijë politike dhe personat…Ka një vendim gjykate që i ka liruar ata persona prej kësaj akuze. Nëse dini më shumë e kisha ftuar prokurorin me ju intervistu, gjithçka që dini e që pretendoni për lidhjen e Vetëvendosjes me këtë akt terrorist, unë e ftoj prokurorin që të të intervistojë. Nëse di diçka”.