Tornado! Edhe kështu mund të përshkruhet Xhuliana Nura, missi që u rikthye pas 12 vitesh në qendër të vëmendjes, duke u bere pjese e formatit me te famshem ne Kosove, Big Brother Vip Kosova.
Xhuli, ka bërë shumë zhurmë gjatë qëndrimit në shtëpinë e “BBVK”. Ajo, ka thënë se ka një histori për të ndarë me publikun, por të cilën nuk e ka bërë ende të ditur, shkruan “Kosovarja”.
Siç kuptohet, historia ka të bëjë me abuzimin fizik dhe psiqik që i ka bërë ish i dashuri i saj me të cilin Juliana Nura ka qenë për disa kohë në lidhje dashurie. Xhuli është njëra nder banoret me te komentuara ne Big Brother Vip Kosova, për shkak te pamjes fizike dhe trupin e saj ne forme.
Kujtojmë se Big Brother Vip Kosova, po vazhdon te transmetohet 24/7 për shikuesit e tyre, te cilët po kane mundësi te ndjekin çdo moment.