




Vëllai i Madh i dha mundësinë mbrëmjen e sotme Kiara Titos që të hapte ‘Kutinë e Pandorës’, që veç një surprizë të bukur për të, përmban edhe një zarf të zi me lajm të hidhur për të tjerët.
Kështu, moderatorja, edhe pse fillimisht ngurroi të hapte Kutinë e Pandorës, vendosi ta hapë. Kështu, lajmi i mirë për Kiarën ishte udhëtimi çift në Maldive, pas eksperiencës në Big Brother VIP.





Një dëshirë që Kiara Tito e kishte shprehur edhe më parë, e tashmë Vëllai i Madh vendosi t’ia plotësojë. Sakaq, pas lajmit të mirë, ka edhe një zarf të zi.
Por mesa duket, edhe zarfi i zi kishte një lajm pozitiv për Kiarën. Ajo kishte mundësinë që të dërgonte në televotim tre prej banorëve, veç të rinjve dhe dy konkurrentëve të preferuar, që janë Luizi dhe Armaldo.
E kështu, ajo nuk ngurroi në përgjigjen e saj, por vendosi që të dërgonte në televotim Olta Gixharin, Tea Trifonin dhe Dea Mishelin. Një zgjedhje që ajo e konsideroi si të natyrshme, ndërsa tha se nuk kishte asgjë me Tean dhe Dean, por me Oltën.





Por, nga ky nominim ajo fitojë edhe ndjekës të shumtë në Istagram, ku aktualisht numëron 547 mijë persona. Numri do rritet akoma dhe më shumë ditët në vijim.
Nderkohe hyrjet e reja kënë dy javë imunitet. Keisi Medini, Tan Brahimaj dhe Bledi Mane nuk do të nominohen për dy javë me radhë. Lajmi u bë me dije nga moderatorja Arbana Osmani./insajderi