Iu ndalua të fliste për Oltën, por Zhaklina s’duron: Mos u fut mes Kristit dhe Keisit

Opinionistja e BBV edhe pse e kishte të ndaluar nga produksioni të komentonte Oltën, nuk e ka mbajtur dot dhe ka ndërhyrë për sa i përket historisë së dashurisë që po krijohet mes Kejsit dhe Kristit.

Olta je një grua 35 vjeçare, mos i kërko llogari Kejsit pasi është një vajzë e re 22 vjeçare dhe ka nevojë për mbështetje. Nga të gjitha ju aty brenda në shtëpi. Lëreni të jetojë historinë e saj ashtu siç e mendon, tha opinionistja.

Më tej ajo vazhdoi duke thënë se cdo fjalë që thuhet në studio, banorët e nxjerrin nga konteksti: “unë nuk jam si Baçova” tha ajo duke krahasuar banorët me kafshët që zbuste e madhja Bacova.

Banorët e eliminuar u shprehën se nuk besojnë në dashurinë e Kejsit dhe Kristit. Efi u shpreh se nuk beson se mund të ketë dicka nga ana e Kristit por ndoshta nga ana e Kejsit mund të ketë një përfshirje.

Këto ditë është përfolur se Olta është ajo që nuk e ka fare me sy të mirë lidhjen e Kristit me Kejsin, banorët e shtëpisë kanë aluduar se ajo provon xhelozi. Olta ka reaguar duke thënë cfarë janë këto muhabete, ajo është nënë, grua dhe e dashuruar me burrin e saj. As i kalon nëpër mend Kejsi dhe Kristi.